TV OPOJA
Histori

Bollobradi është qendër e bashkësisë lokale për fshatrat të tjerë !

Shkruar nga prof. dr. Hajriz Meleqi

Shtrihet në tarracën fluviale të Lumit të Opojës. Vendbanimi është i vendosur përgjat kësaj tarrace, kryesisht në anën e djathtë të lumit. Është i formës së zgjatur me shtrirje verilindje-jugperëndim. Është i eksponuar lindjes. Lartësia mbidetare e tij është 1.000 m. kështu që është vendbanimi më i ulët i Opojës.
Ndonëse me këtë emër nuk e hasim në dokumentet e hershme, pozita e përshtatshme e tij të shtynë të mendosh se është vendbanim i vjetër por që ka patur tjetër emërtim.
Bollobradi shtrihet në trevën e Opojës, 8-9 km në verilindje të Sharrit. Në vitin 1865 i kishte 39 shtëpi. Më 1879 kishte 40 shtëpi me popullsi shqiptare ; në regjistrimet e vitit 1913 në Bollobrad janë të regjistruar 321 banorë. Në vitin 1918 kishte 35 shtëpi shqiptare myslimane me 221 banorë; më 1921 kishte 40 shtëpi me 232 banorë; më 1928, 38 shtëpi me 228 banorë; në vitin 1948, 54 shtëpi me 415 banorë; në vitin 1953, 50 shtëpi me 345 banorë; në vitin 1961, 45 shtëpi me 385 banorë; në vitin 1971, 50 shtëpi me 568 banorë; në vitin 1981, 95 shtëpi me 808 banorë, dhe në vitin 1991 kishte 100 shtëpi me 1043 banorë.
Prej pasurive natyrore, ka pak tokë pune, pyje dhe kullosa, sipërfaqja e të cilave është zvogëluar me transformimin e një pjese në pronë shoqërore të ndërmarrjes shoqërore “Sharprrodhimi”. Sipërfaqja e arave është 160 ha, e livadheve 394, e kullosave 934 ha dhe e pyjeve 121 ha.
Prej infrastrukturës ka shkollën e plotë fillore, shtëpinë e kulturës, bibliotekën, ambulancën shëndetësore, ambulancën “Nënë Tereza”, xhaminë, disa dyqane tregtare e d zejtare, sharra dhe mullinj, të cilat i ven në lëvizje uji i lumit të Opojës.
Bollobradi është qendër e bashkësisë lokale për Bollobradin, Brrutin dhe Zymin. Një kohë ka qenë edhe qendër komunale.
Sipërfaqja e territorit është 4,36 km2. Bollobradi me 1998 kishte 1100 banorë dhe 128 shtëpi. Fshati përbëhet prej tre fiseve të rritura nga vëllazëritë: Beqajt, Qafleshtë, Baxhakët dhe Sadikajt.
Gojëdhënat flasin se emri i tij i vjetër mund të këtë qenë Bardhaj dhe se emri Bollobrad është emër i huaj, ndoshta i vendosur mbi Bardhaj.
Toponimet e Bollobrodit janë: Arat e Bardha, Arat e Katundit, Kopsht, Linishtë, Ura Beqës, Verrit, Kroi Madh, Koliba Tosunit, Kroi Mihonës, Kroi Maxhupit, Lugi Madh, Fushat, Shevarot, Shinkeqos, Rakita, Shkozë, Stani Rifës, Bota Kuqe, Gropa Madhe, Gropa Vogël, Rrahi, Shpati, Brinza, Milisja, Lisi Duc, Lisi Madh, Hikrrina, Sydireki, Mllaka, Brumllake, Vija Shehit Vogël, Livadhet e Gata, Kodra Shkrumës, Arat e Bardha (që mund të kanë lidhjen me emrin e hershëm të fshatit). Lugi Pulës, Lugi Gegës, Lugi Kroit, Lugi Love, Lugi Musës, Lugi Kulumrikës, Lugi Torishtës, Lugi Bremit, Lugi me Mone, Arat e Poshta, Arat e Reja, Vija Pojës, Vija Shullanit Kurtës, Vija Verreve, Gropa Hapot, Gropa Pisarit, Kodra Dushkit, Kodra Mullinit, Rrihna, Mollza, Qafza, Nershije, Rasadost, Gurishta, Stani, Zabeli, Kinza, Mejdani, Gostili, Shullani, Shkoza, Rrasa, Sirodi, Fusha e Brrutit, Zasaja, Vllaçia, Shkrumza, Lomat e Qafleshit, etj.

Lajme të përafërta

Mërgata do ta rikonfirmojë mbështetjen në raundin e ri ndaj Dr. Bexhet Xheladini

TV OPOJA
November 25, 2021

Fabrika në Dragash e cila ka lënë pa punë mbi 250 punëtorë.

TV OPOJA
May 11, 2019

Drejtori i Arsimit inspekton punimet nëpër shkollat e komunës së Dragashit

TV OPOJA
March 29, 2019
Exit mobile version