TV OPOJA
Natyrë & Turizëm

Bjeshkët e Sharrit po e frymëzojnë Kadri Veselin

Kryetari i PDK-së zotëri Kadri Veseli është kthyer në kujtimet e viteve të nëntëdhjetë ku shpesh herë ka përshkuar rrugët malore në bjeshkët e Sharrit transmeton televizioni Opoja.

Ai në ditët e fundit ka bërë një rrugëtim në këmbë neper bjeshkët e Sharrit sikurse në kohërat e vjetra.
Madje ai nepermjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë një apel tek qytetarët të vizitojë për fundjavë keto bukuri të bjeshkës së Sharrit.

Postimi i plotë:

Ju ftoj të gjithëve që gjatë fundjavës të vizitoni bjeshkët e bukura të Kosovës për të eksploruar florën e faunën e pasur të natyrës sonë. Në këtë mënyrë kontribuojmē edhe në fuqizimin e bizneseve të turizmit si dhe në prodhimin vendor bujqësor e blegtoral.

Këtë pjesë të brezit kufitar me Maqedoninë Veriore, mes Gurit të Zi dhe Vërtopit, e kam kaluar për herë të fundit në 1993 me bashkëveprimtarë duke sjellë pajisje ndërlidhje. Jam i gëzuar që këto shtigje që dikur kaloheshin nga luftëtarët e lirisë të cilët transportonin shokët e plagosur e armatim, sot po shkelen gjithnjë e më shumë nga turistë vendas e të huaj.

Lajme të përafërta

Rinia e Kuklibegut me vetë iniciativë pastruan rrugët kryesore të fshatit

TV OPOJA
November 12, 2020

Opoja si zonë e pasur me trashëgimi kulturore e natyrore

TV OPOJA
April 9, 2019

13 kontinjer për mbeturina donacion nga kontigjenti ushtarak Italian (Video, Foto)

TV OPOJA
February 26, 2020
Exit mobile version