TV OPOJA
Lajme nga Opoja

Bjeshkët e Sharrit në territorin e Dragashit

Shkruar nga Muharrem Qafleshi

ZONË E MIRË PËR TURIZËM EKOLOGJIKO – RURAL
Shpatijet e bjeshkëve të Sharrit në territorin e komunës së Dragashit, gjegësisht në trevën e Opojës me një lartësi mbidetare deri në 1800 m ofron kënaqësi për turizëm veror e dimëror.
Komuna e Dragashit është një rajon bjeshkoro-malor , gjendet në pjesën jugore të Kosovës, i cili territor kap një sipërfaqe prej 435 Km 2 ose 4% të territorit tëpërgjithshëm të Kosvës , shquhet për bukuritë natyrore dhe për ambient të pastër ekologjik . Meqënse lartësia mbidetare e kësaj komune është nga 1000 deri në 1800 m dhe sipërfaqët bjeshkëve janë të mbuluara e shtresuara me borë që i japin një peizazh fascinues adhuruseve të skijimit i ofrojnë kënaqësi të sportit dimëror. Pas luftës në këto bjeshkë piktoreske janë mbajtur garat e sllallomit të madh të gjitha grupmoshave, në nivel të garave të Kosovës me emrin Kupa e “Sharrit”, organizuar nga Federata e Skijimit, e cila garë tashëm është bërë tradicionale, kështu fshati Zaplugje gjatë dimërit ishte vendi i takimit të gjithë sportistëve të sporteve dimëror nga mbarë Kosova. Demush Demaj, kryetar i kësaj Federate patë deklaruar atë kohë: “ Këto bjeshkë kanë pista shumë të mira për skijim dhe për mbajtjen e garave të sporteve dimërore, të cilat bjeshkë mund të jenë edhe qendra të mira për rekreacion, por normalisht duhet që të rregullohet infrastruktura rrugore kurse në të ardhmen e afërt duhet të rregullohet edhe infrastruktura hotelere. Padyshim komuna jonë paraqet një zonë me bukuri të rralla natyrore, e cila i plotëson të gjitha kushtet për zhvillimin e turizmit rural e ekologjik. Në të vërtetë për këtë duhet ndihma e investitorëve vendas, atyre ndërkombëtar dhe vetë qeverisë së Kosovës, sepse momentalisht këtu është hapur rruga por nuk është mirëmbajtur fare, dhe duhet bërë përpjekje për ta siguruar edhe një skilift, që pastaj opojarët të ndërtojnë godina hoteliere por gjithënjë duhet të merret parasysh baraspesha ndërmjet infrastrukturës së nevojshme në njërën anë dhe respektimin e kërkesave të mbrojtjes natyrore nga ana tjetër, në mënyrë që bukuria natyrore të mbetet e ruajtur edhe për gjeneratat që do të vijnë”. Kështu bjeshkët e Sharrit në rrugën e ardhme do të bëhet një zonë turistike e rekreative.

Lajme të përafërta

Fatmir Halili, ata që degraduan sistemin arsimor, e sulmojnë paturpshëm Ministrin Bytyqi!

TV OPOJA
June 27, 2019

Gjykata cakton ekspertizë financiare në rastin për korrupsion ndaj menaxherit të prokurimit në Dragash

TV OPOJA
January 24, 2022

Qytetari nga Dragashi ka një kerkes të veçantë për dy subjektet politike

TV OPOJA
November 20, 2021
Exit mobile version