TV OPOJA
Ekonomi

Bie çmimi i naftës

Çmimet botërore të naftës kanë rënë në nivelin më të ulët për më shumë se një vit. Rënia e çmimit të naftës ka ndodhur tashmë për shtatë javë rresht.
Çmimet e naftës tashmë janë në nivelet më të ulëta që prej tetorit të vitit 2017, teksa çmimi i naftës amerikane ka rënë në 50,42 dollarë për fuçi, e çmimi i naftës në Londër ra për 6,1 për qind, përkatësisht një fuçi naftë, më 23 nëntor, në Londër u shit për 58,8 dollarë.

Furnizimi me naftë është rritur më shpejt sesa kërkesat për naftë në muajt e fundit, duke rritur frikën se mund të ketë një ngopje me naftë, teksa vendet kryesore që prodhojnë naftë, po shqyrtojnë mundësinë që të ulin prodhimin e tyre.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) pret që të shkurtojnë prodhimin, pasi shtetet anëtare të mbajnë një takim më 6 dhjetor.
Çmimet botërore të naftës kanë rënë në një mesatare prej 20 për qind deri më tani.

Lajme të përafërta

Kosova mund të hyjë në krizë buxhetore

TV OPOJA
December 15, 2018

Nuk ka kredi për punonjësit e sektorit privat

TV OPOJA
May 3, 2021

Shala thotë se së shpejti do të fillojnë inspektimet edhe në veri të Mitrovicës

TV OPOJA
November 9, 2018
Exit mobile version