TV OPOJA
Diaspora

Bexhet Xheladini i LDK-së sërish kërkon mbështetjen e diasporës për kryetar të Dragashit

Kandidati i LDK-SË për kryetar të komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, nepermjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka kërkuar nga bashkëatdhetarët që janë pjesë e listës së votimit të mbështesin edhe ketë herë për të parin e komunës së Dragashit.

Siç ka raportuar përgjatë ditës televizioni Opoja, Gjykata Supreme me vendimin e saj kërkon që për kandidatët për kryetar të komunës së Dragashit të behet rivotim vetëm për votat e ardhura me post.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, komisioni Qendror i zgjedhjeve ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme ku ka caktuar datën për votim me post për kandidatët për kryetar të komunës së Dragashit.

Komisioni Qendror I Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar opinionin publik se të gjithë ata qytetarë të komunës së Dragashit të cilët janë pjesë e listës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar nga data 29 Nëntor deri me 13 Dhjetor 2021 raporton televizioni Opoja.

Ky është postimi i kandidatit të LDK-së Bexhet Xheladini në Facebook

Të dashur bashkatdhetarë!

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që votimi nga diaspora, pra votimi me post të përsëritët.

Me këtë rast, unë si kanditat për kryetar, duke ju falenderuar pafund për mbështetjën që më keni dhënë në këto zgjedhje, shpreh edhe keqardhjen time për faktin se do t’ju duhet edhe një herë të votoni, edhe një herë të humbëni kohën tuaj të çmuar, edhe një herë të shpenzoni paratë tuaja të fituara me djersë e ndershmëri.

Të nderuar bashkatdhetarë!
Unë e di se votat tuaja ishin të pastra, ishin produkt i vullnetit tuaj për ta parë komunën, vendin Tuaj më mirë se sa që është. Votat Tuaja nuk janë produkt i premtimeve banale për një vend pune inekzistent, e as vota për tendere të pista. votat Tuaja janë të pastra si kristali.
Por, gjykata ka vendosur kështu, dhe neve s’na mbetët gjë tjetër, pos ta respektojmë vendimin.
Tani, në dorën tuaj është fati i Komunës sonë për katër vitët e ardhshme, prandaj, VOTONI, dëshmoni edhe një herë pastërtinë e votës suaj, dëshmoni edhe një herë për ndryshimin e pritur kaq gjatë, dëshmoni dashurin për Komunën dhe Atdheun Tuaj e tonin.

Faleminderit përjetësisht!

 

Lajme të përafërta

Dy persona me Covid-19 në Dragash

TV OPOJA
April 24, 2020

Tollovi e madhe në Prizren për dy mijë vende pune në aeroportin e Hamburgut

TV OPOJA
October 31, 2018

A do të ndodh heqja e akcizës për naftën? Flet Albin Kurti

TV OPOJA
June 18, 2022
Exit mobile version