TV OPOJA
Aktualitet

Bexhet Xheladini, Gjykata Supreme në 24 orët e fundit pritet të vendos për ankesën e LDK-së

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Dragashit Bexhet Xheladini në një postim të fundit të publikuar në rrjetin social Facebook thotë se Gjykata Supreme është tani më në 24 orëshin e fundit për të vendosur në lidhje me ankesën tonë njofton televizioni Opoja.

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash ditën e shtunë të datës 20 Nëntor 2021 ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP-SË për anulimin e votave të ardhura me post.

Por ankesa e LDK-së në Gjykatën Supreme është marrë tek ditën e Hënë 22 Nëntor 2021 në procedim.
Dhe konform afateve ligjore pritet që mbrenda 72 orë të vendos në lidhje me ankesën LDK-së.

Ky është postimi i Xheladinit në Facebook

Te nderuar qytetare te Dragashit
Gjykata Supreme ende nuk ka njoftuar lidhur me ankesen tone.
Kane ngelur dhe ma pake se 24 ore deri ne perfundim te afatit ligjor.
Me respekt
Bexhet Xheladini

Lajme të përafërta

Zyrtare: Caktohet data e takimit të radhës nga dega e LDK-së në Dragash

TV OPOJA
April 29, 2021

Bjeshkët e Sharrit po e frymëzojnë Kadri Veselin

TV OPOJA
October 4, 2020

Tubim elektoral nga dega e LDK-së në Dragash

TV OPOJA
November 7, 2021
Exit mobile version