TV OPOJA
Kosova

Besnik Tahiri nuk e mohon organizimin e protestave, kundër Qeverisë Kurti

Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se starti i Qeverisë Kurti 2 ka qenë shumë i dobët.

Ai ka thënë se edhe masat anti-Covid, e edhe qeverisja ka qenë shumë e dobët.“Masat kanë qenë pa kuptim. Infektologu Shemsedin Dreshaj ka thëën se faza e inkubimit është 14 ditë. Pra masat qëndruan 12 ditë. Krejt cka bënë këta është se dërguan jashtë vendit diku 200-300 milionë euro”, tha ai.

“Pastaj zbritja e pensioneve. Kjo është e papranueshme. Një aprti e majtë që të mos mendojë për pensionerët në kohët më të vështira është e papranueshme”, shtoi Tahiri.

Tutje ai tha se nëse vazhdon kjo formë e qeverisjes, AAK mund të organizojë protesta.“Do të protestojmë kur të shohim të arsyeshme. Por po ju them, nëse dalim ne nuk kthehemi. Nuk dalim vetëm sa për sy e faqe.

VV e di si i bëjmë ne protestat. Kemi qenë bashkë në disa kauza. Kemi qenë bashkë kundër demarkacionit dhe kundër zgjedhjes së presidentit Hashim Thaci. Bashkë i kemi bërë protestat atëherë”, shtoi tutje Tahiri.

Lajme të përafërta

Oda Amerikane kundër tërheqjes së kursimeve nga Trusti, kërkojnë nga Kuvendi të mos votojnë pro tërheqjes

TV OPOJA
June 22, 2022

Krasniqi: Nëse s’hiqen vizat, BE-ja po ia kthen shpinën Kosovës

TV OPOJA
November 11, 2018

Tahiri: Ekipi negociator do ta merrte në qafë Kosovën

TV OPOJA
June 29, 2019
Exit mobile version