TV OPOJA
Aktuale

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së

Besian Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e fundit të Kryesisë ka caktuar Besian Mustafën për zëdhënës të kësaj partie.
LDK njofton se Besian Mustafa ishte Kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje te Ndërmarrjeve KIESA, punoi si udhëheqës në menaxhimin e investimeve dhe riskut në bankat komerciale të Kosovës dhe kontribuoi në themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Mustafa është i shkolluar në SHBA. Diplomë të Shkollës së Mesme në Ilionis të SHBA-së, Bachelor i Shkencave në drejtimet financa dhe kontabilitet në Pensilvani dhe Master në Administrim të Biznesit në New York.
”LDK pret dhe fton për një bashkëpunim të nevojshëm me mediat dhe me publikun”, thuhet në njoftim.

Lajme të përafërta

Grumbuj arinjsh shëtitin në malet e Prizrenit

TV OPOJA
June 23, 2019

Dragashi, komuna me 36 fshatra, që s’ka gjinekolog

TV OPOJA
April 29, 2019

Mulliri në Prizren, vendi ku disa njerëz besojnë se mund të shërohen fëmijët memecë

TV OPOJA
November 12, 2018
Exit mobile version