TV OPOJA
Aktuale

Besian Mustafa, zëdhënës i LDK-së

Besian Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës, në mbledhjen e fundit të Kryesisë ka caktuar Besian Mustafën për zëdhënës të kësaj partie.
LDK njofton se Besian Mustafa ishte Kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje te Ndërmarrjeve KIESA, punoi si udhëheqës në menaxhimin e investimeve dhe riskut në bankat komerciale të Kosovës dhe kontribuoi në themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.
Mustafa është i shkolluar në SHBA. Diplomë të Shkollës së Mesme në Ilionis të SHBA-së, Bachelor i Shkencave në drejtimet financa dhe kontabilitet në Pensilvani dhe Master në Administrim të Biznesit në New York.
”LDK pret dhe fton për një bashkëpunim të nevojshëm me mediat dhe me publikun”, thuhet në njoftim.

Lajme të përafërta

Askush s’mund ta ndalë transformimin e FSK-së, deri në fund të këtij viti do të miratohen tri Projektligjet

TV OPOJA
November 16, 2018

BANORËT E LAGJES DURAJ KËRKOJNË NGA KEDS-I ZËVENDËSIMIN E SHTYLLËS SË DËMTUAR ELEKTRIKE

Redaksia
September 29, 2022

Miratohet vendimi për hapjen e pikës së përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës

TV OPOJA
February 2, 2022
Exit mobile version