TV OPOJA
Sporti

Benjamin Zyberi nga Opoja talent i rrallë i futbollit

Ndonëse i ri në moshë, shumë klube të futbollit në Kosovë i duan shërbimet e tij. I cilësuar me shumë karakteristika si futbollist, rezultatet e tij janë vërtetë mbresëlënëse.

Bëhet fjalë për super talentin nga Dragashi, Benjamin Zyberi i cili ka zgjuar vëmendjen e klubeve kosovare.

Rrugëtimi i tij në futboll ka filluar që nga mosha 7 vjeçare, fillimisht në FC “Dragashi” nën përkujdesjen e trajnerit Dzabir Mehmedi e për të vazhduar në SHF “Albionët” me trajner Bujar Thaçi.

Perfomancat e mira të tij, ka bërë që për Benjaminin të interesohet edhe KF “Liria” e disa klube tjera, por që ai ka zgjedhur FC “Ballkani”. Nën përkujdesjen e trajnerit Sedat Kryeziu, Benjamini është duke mahnitur në secilën paraqitje në pozitën e sulmuesit qendror.

Mbase ai është vetëm 15 vjeç, e ardhmja e tij duket se do të jetë me shumë suksese duke marrë për bazë dashurinë që ka për futbollin, kulturën sportive e veçmas këmbëngulësinë për rezultate në secilën ndeshje.

Mbajeni në mend këtë emër, sepse në të ardhmen do ta thirrni emrin e tij e do të duartrokitni për paraqitjet e golat e shumtë.

Për Benjamin nuk mungon as ndihma e babait të tij, Reshatit, i cili është duke dhënë gjithçka nga vetja për të birin, që ai një ditë të arrijë majat e suksesit në futboll./04 Online

Lajme të përafërta

Edhe komuna e Dragashit iu përgjigj thirrjës për shënimin e Ditës Olimpike (Video, Foto)

TV OPOJA
June 23, 2021

Përmbyllen aktivitet sportive të organizuara nga DKRS për nder të Pavarësisë (Video, Foto)

TV OPOJA
February 16, 2022

Sonte finalja e madhe e turneut Sharri5v5, spektakël i garantuar nga ora 20:00

TV OPOJA
February 24, 2024
Exit mobile version