TV OPOJA
Aktuale

Bëhet e ditur data kur Ferrari e prezanton makinën e re hibride (Foto)

Në fund të këtij muaji, do ta shohim këtë hibrid pa asnjë shtresë kamuflazhi
Linjës së makinave të reja, Ferrari do t’ja shtojë edhe një hibrid, për të cilin është bërë e ditur kohë më parë, transmeton TV OPOJA.

Ky është një prej pesë modeleve që prodhuesi italian i prezanton gjatë këtij viti, përfshirë F8 Tributo dhe 812 Superfast. Gjatë muajit mars, ishte thënë se ky model do të lansohet brenda dy ose tre muajve, ndërsa tani kemi një datë edhe më të saktë.
Louis Camilleri që është një prej shefave të kompanisë, ka bërë të ditur, se prezantimi i makinës hibride bëhet në fund të muajit maj. “Do të jetë një hibrid i nivelit të lartë, që nuk kemi parë deri më tani” ka thënë Camilleri.
E tëra që dihet, është se prezantimi do të bëhet në bazën Ferrarit në Maranello të Italisë, ndërsa nuk u bënë të ditura edhe detajet shtesë.

Lajme të përafërta

Arrestohet një mirëmbajtës i varrezave në Prizren

TV OPOJA
June 11, 2022

Smart Watches That Will Want You Spend Some Money

TV OPOJA
January 31, 2017

Nesër senaca e Kuvendit për Trustin, Ky është qëndrimi i Vetëvendosjes

TV OPOJA
June 21, 2022
Exit mobile version