TV OPOJA
Aktuale

BEDRI HALIMI PAKËZ GJEOGRAFI PËR AGIM BAHTIRIN

Duke lexuar një shkrim në TV OPOJA, që i ishte referuar shkrimit të Kallxo.com, e që kishte të bëjë me çmimin e blerjes së maskave mbrojtëse për komunën e Mitrovicës, (e që ky çmim qenka ndryshe nga komuna e Dragashit sipas gazetarit të Kallxo.com), u çudita me reagimin e Agim Bahtirit.

Unë nuk dua të hyj në çminin e asnjë “maske” se nuk është punë e imja, por të deklarosh si argument duke thënë “Mos e barazo Komunën e Mitrovicës me Komunën e Dragashit. S’di çka na ke marrë me atë komunë, që as Komunë nuk është”, u befasova pra. Jo me kërkesën për moskrahasim, sepse Dragashi dihet se është komunë shumë me e vogël, më e pazhvilluar se Mitrovica etj etj., por të thuash “as komunë nuk është”, është dekleratë e bluar trashë, madje shumë trashë, bollgur.

Dragashi ka qenë komunë edhe gjatë periudhës së monizmit deri në ardhjen në pushtet të Millosheviqit. Në kuadër të kësaj komune bëjnë pjesë Opoja me 19 fshatra dhe Gora me 18 fshatra. Pastaj Serbia në kohën e Millosheviqit e bëri ndarjen e komunës duke e larguar tërë Opojën nga komuna e Dragashit dhe duke e zhbë edhe si emërtim komunën e Dragashit, për ta formuar komunën e Gorës.

Pas çlirimit, komuna e Dragashit sërish ekziston si e tërë, ashtu siç ka qenë para ardhjes në pushtet të Millosheviqit. Pra komuna e Dragashit ekziston qoftë edhe nese Agim Bahtiri nuk e din, qoftë edhe nese me maskat speciale që i ka ble, i ka mbyllur edhe sytë. Mirë është Agimi me u marrë me punët e veta, dhe mos ta mohoj qoftë as edhe figurativisht një komunë të Kosoves. Nese i Agimi nuk e sheh diellin, kjo nuk dmth se dielli nuk ekziston.
P.S
Në këtë kohë, kur po ballafaqohemi më problemet e pandemisë, me të cilin po ballafaqohet e tërë bota, nuk dua që të bëjë komente fyese askush.

Lajme të përafërta

Asambleisti i LDK-së në Dragash zotohet se pagën nga Asambleja do ta ndaj për familjet në nevojë!

TV OPOJA
January 20, 2022

HOTI:Amerikanët më shumë besojnë tek populli se sa tek politikanët

TV OPOJA
October 4, 2020

Profesori Azdren Shala, i reagon ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci

TV OPOJA
December 19, 2021
Exit mobile version