TV OPOJA
Institucione

Askush nuk meriton të jetë viktimë e dhunës në familje! Mesazh ndërgjegjësues

Komuna e Dragashit, në bashkëpunim me mekanizmin kundër dhunës në familje, në mbështetje nga zyra e kryetarit për shkak të pandemisë globale Covid-19 këtë vit, pasi që nuk mund të ketë aktivitete tjera u sigurua që mesazhi ndërgjegjësues gjatë fushatës kundër dhunës në familje të përcillej përmes ekraneve mediale e sociale.

 

Mekanizmi kundër Dhunës në Familje organizon fushata të ndërgjegjësimit çdo vit, që zgjasin 16 ditë, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit tek qytetarët për raportimin e rasteve të dhunës në familje në institucionet përkatëse komunale.
Këtë vit, kjo fushatë do të zhvillohet nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, premtoi se edhe për shkak të situatës aktuale në luftën kundër pandemisë Covid-19, komuna do ti ketë prioritet raportimet e dhunës.

“Dhuna në familje trondit shoqërin, rrezikon paqen e qendrueshme, unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të raportojnë rastet e dhunës në familje në mekanizmat komunalë”

Prioritet të madh dhuna në familje ka edhe në institucionet tjera që janë pjes e Mekanizmit Komunal, Qerim Sylejmani, si hetues në policinë e Kosovës, thotë: “Jo vetëm që jemi të detyruar ligjërisht, por edhe moralisht jemi të detyruar t’iu vijmë në ndihmë rasteve të dhunës në familje.”

Ndersa nga Qendra për Punë Sociale, motivohen viktimat të raportojn rastet e dhunës, ata i sigurojn viktimat se identiteti i tyre do mbetet sekret dhe i pa cenueshem, Ibrahim Gashi drejtor i kësaj qendre zotohet se rastet e dhunës në familje janë një nga përparësitë e para me të cilat merren.

“Dhuna nuk është më një problem i një individi, por problem i gjithë shoqërisë dhe shtetit” citoi përfaqësuesi i zyrës për Komunitetet, Uzair Hamza.

E nga zyra për barazi gjinore në Dragash, znj. Lindita Kozmaqi Piraj e përmbylli video-mesazhin me kërkesen që rastet e dhunës në familje të raportohen në institucionet përkatëse, e kryesisht në mekanizmin komunal kundër dhunës në familje.

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Anulohet konkursi për një mësimdhënës të muzikës në fshatin Rapç të komunës së Dragashit!

TV OPOJA
September 27, 2020

Veton Halili emërohet shef i kabinetit në Zyrën e Kryetarit.

TV OPOJA
January 17, 2022

Betohët Bexhet Xheladini, kryetari i komunës së Dragashit (Video, Foto)

TV OPOJA
December 28, 2021
Exit mobile version