TV OPOJA
Arsim

Arti është një mënyrë mbijetese, ekspozitë nga Fatmire Kalanderi

Arti është një mënyrë mbijetese!, vlera e kësaj shprehje u vertetua edhe tash në kohën e pandemisë Covid-19 ku i tërë globi në pergjithësi u izolua, e të gjithë kishin kohë, kohë të cilën në fillim mendonte se nuk do ti përkushtonte artit, mirpo po kjo (koha) e dëshmoi të kundertën, në këtë artikull do ju prezentojm disa nga punimet e Fatmirës, e cila nëpërmjet Televizionit Opoja deshiron ti prezentoj në formë të ekspozitës.

Fatmire Kalanderi, nga fshati Kosavë, studente e vitit të dytë në kolexhin AAB, studimet i vazhdoi në fushën e Dizajnit të Modës, drejtim ky të cilin e përfundoi edhe në shkollën e mesme teknike “11 Marsi” në Prizren.

E pasionuar pas artit, ka filluar të pikturoj qysh herët edhe pse si e re nuk mendonte që do ti përkushtonte shumë kohë pikturës, por me kalimin e kohës jo vetëm që i’u përkushtua por mori pjes edhe në shumë gara e ekspozita të artit në shkollë.

“Vizatoja si e vogel por nuk e mendoja që do ti përkushtoja gjith kohën time artit, që nga klasa e 8-të e shkollës fillore kam filluar të merrem më seriozisht, shkollën e mesme e vazhdova në Prizren në SHMLT “11Marsi”, u regjistrova në fushën e Artit duke zgjedhur Dizajnin e Modës si drejtim, po në këtë kohë kuptova se perveq dizajnit edhe piktura do të jet pjes e imja.”

Sipas Fatmirës, teknika e saj u zhvillua shumë profesionalisht gjat tri viteve në shkollën e mesme, e falendëron profesorin e artit i cili i e ndihemoi shumë e e motivoi të pikturonte me teknika të ndryshme.

“Në shkollë të mesme mbeshtetje të madhe më dha profesori Vajdin Ahmeti, ai me motivonte dhe me dha mundesin që të hyja në piktur më herët së nxënësit tjerë, poashtu mu dha mundesia të merrja pjes në ekspozitën e shkollës për tre vite me radhë.
Kam pikturuar me teknika të ndryshme, si me ngjyra vaji dhe pelhur, leter dhe thengjill, kryesisht pikturonim natyra te qeta, ndersa nga viti i tret filluam të vizatonim portrete me modele të gjalla.”

Në fillim mendonte se nuk do ti përkushtonte kohë artit, mirpo koha e dëshmoi të kunderten, tashme Fatmirja është studente në kolexhin AAB, ku vazhdoi të studioj dizajnin e modës, ndesa sa i përket pikturës ajo këtë lënd mësiomore e përfundoi me notën dhjetë.

“Pasi u këshillova me familjen, vëndosa që studimet ti vazhdoj në fakultetin AAB, po në të njejtën fushë, dizajn i modës, sa i përket lëndes së artit në fakultet provimin e mbylla me notën 10, tashme kam përfunduar vitin e parë të fakultetit duke i perfunduar të gjitha provimet.
Ndersa me piktur merrem kryesisht në kohën e lire e pikturoj ate që ndiej në moment.”

Poashtu Fatmira punon vepra arti edhe për publikun por edhe vepra me porosi, për ta kontaktuar apo edhe nese deshironi të shikoni më shumë vepra nga Fatmira ateher  vizitoni llogarin e saj në instagram: @fatmire.art

Televizioni Opoja është dhe do të mbetet një dritare për promovimin e talenteve të trevës sonë, të gjith ata që mendojn se u nevoitet perkrahje mediale të ndihën të lirë të na kontaktojne, …gjithmonë me ju, vetëm për ju…!

Lajme të përafërta

Ish nxënësi tash njëherit edhe zëvendësministër uron 50 vjetorin e Gjimnazit ” Ruzhdi Berisha ” Dragash

TV OPOJA
April 18, 2019

SHML “Ruzhdi Berisha” sot festoi ditën e shkollës dhe 53 vjetorin e themelimit (Video, Foto)

TV OPOJA
April 19, 2022

Ambasada Amerikane e interesuar për investime në shkollën e Restelicës

TV OPOJA
May 15, 2019
Exit mobile version