Në kryeqytetin e Kenias në Nairobi po mbahët olimpiada ndërkombëtare “Golden Climate” në fushën dizajne të ambientit, nga 2000 aplikuës nga e gjith bota për në fazën finale u pranuan vetëm 200 projekte nga 16 shtete të ndryshme, ndër ta edhe Kosova po përfaqësohet nga dy nxënëse të gjimnazit Hasan Nahi njëra ndër to nga Opoja.
Arbëreshë Halimi dhe Shqipe Krasniqi nxënëse në gjimnazin Hasan Nahi po marrin pjes në olimpiaden ndërkombëtare “Golden Climate” në fushën e projekteve dizajne të ambientit, gara mbahet në kryeqytetin Nairobi të Kenias në Afrikë që ndryshe quhet edhe “qyteti i gjelbër në diell”.
Projektet kan të bëjn me mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut nga pasojat e përdorimit të detergjentëve të zakonshem, në këtë garë kan aplikuar 2000 projekte të botës prej të cilave jan zgjedhur afër 200 projekte nga 16 shtete si projekte finaliste.
Vlen të theksohët se njëra nga nxënëset që po e përfaqësojn Kosovën në Kenia është nga fshati Kuk i Opojës, Arbëreshë Halimi, shkollën fillore e përfundoi në fshatin Kuk ndersa tani është njëra ndër nxnxëneset më të dalluara të gjimnazit Hasan Nahi në Prishtinë.
TV OPOJA arriti të kontaktoj me nxënësen Arbëreshë Halimi e cila është në Kenia nga dita e mërkurë dhe kuptuam se ato do të qëndrojn shtat ditë në këtë olimpiad, ajo na informoi se dita e sotme po shkon shumë mirë dhe se ato sot prezentuan projektin e tyre para juris si dhe të pranishmëve tjer.
“Jemi këtu nga dita e mërkurë, po kalojm shumë mirë, sot kemi prezentuar projektin tonë para juris, një juri e përbere nga profesor të fushave të ndryshme si dhe para të pranishmëve tjerë në olimpiad, do qëndrojm këtu për shtat ditë, kemi aktivitete të ndryshme këtu në Nairobi përfshi edhe shetitje në qytet, ndersa të dielen do ta prezentojm kulturën tonë në ditën e kulturës brenda olimpiadës, ndarja e çmimeve do të bëhet të hënën me 15 prill”
©TVOPOJA