TV OPOJA
Aktualitet

Arben Muhameti është emëruar në detyrën e Zv. Ambasadorit në Izrael

Televizioni Opoja nga një burim i mirëinformuar që deshi të mbes anonim ka mësuar se bashkëvendasi ynë Arben Muhameti është emëruar zv. Shef i Misionit Diplomatik në shtetin e Izraelit. Bëhet e ditur se emërimi nga Qeveria ka ndodhur në muajin Shtator dhe i njëjti ka udhëtuar para pak kohësh për në Izrael ku edhe ka marrë detyrën!

Por kush është Arben Muhameti dhe cila është karriera e tij e deritashme para emërimit në këtë pozitë të rendësishme në një shtet si Izraeli?!
z. Muhameti është 37 vjeç i lindur në Bresanë të Opojës. Ka mbaruar studimet universitare për drejtësi me rrezulltate të larta në vitin 2005, më pas ka vazhduar studimet pasuniversitare poashtu në fushën e jurisprudencës ku në vitin 2008 ka fituar titullin shkencor Magjistër i Shkencave Juridike Ndërkombëtare. Gjatë viteve të qëndrimit jashtë shtetit ka mbaruar një varg specializimesh në fushën e diplomacisë, inteligjencës dhe sigurisë në institucione dhe universitete prestigjioze. Ka bashkëpunuar me të gjitha qeveritë që nga përfundimi i luftës në Kosovë në cilësi të ndryshme. Që nga themelimi i Shërbimit të Jashtëm Diplomatik të Republikës së Kosovës (2008) është zgjedhur diplomat i karrierës dhe është emëruar në disa pozita si:

2008-2013 Konsull /Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë (Republika e Italisë)
2014-2015 Konsull-Drejtues i Misionit Konsullor në Ambasadën në Zagreb (Republika e Kroacisë)
2016-2018 Konsull- Drejtues i Misionit Konsullor në Konsullatën e Përgjitshme në Bari( Republika e Italisë)
2018-2020 Konsull- Drejtues i Misionit Konsullor në Ambasadën në Romë (Republika e Italisë)

Gjithashtu ka ushtruar edhe një mori pozitash në kuadër të qeverisë së Kosovës, kryesisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme si në Departamentin e Protokollit të Shtetit, Departamentin e Politikave Konsullore dhe Departamentin e Traktateve dhe Marrëveshjeve Ndërkombëtare. Poashtu është zgjedhur: Sekretar Organizativ i Sindikatës së Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm;Antar i Komisionit Qeveritar të Ankesave për të Huajt dhe Anëtar i Komisionit Qeveritar për Monitorimin e Lëvizjeve të Migrimit,etj.

Vitin e kaluar në mediat kryesore të vendit u paraqit në listën e ngushtë të të përzgjedhureve nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për tu emëruar si Avokat i Popullit dhe disa vite më herët poashtu si i përzgjedhur për tu votuar në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencionit Antikorrupsion. Por për asrye që nuk janë berë të ditura asnjëherë është tërhequr nga gara pak momente para votimit në Kuvendin e Kosovës.

Ka botuar dhjetëra artikuj publicistik dhe punime shkencore në mediat vendore dhe të huaja. Në vitet e rinisë është marrë edhe me letërsi ku edhe ka botuar në shtypin e kohës dhe është vlerësuar me çmime të para për poezi. Ka pasion dhe është njohës i mirë edhe i historisë. Kemi mësuar se për momentin në kohën e lirë po shkruan një skenar për film artistik me metrazh të gjatë me tematikë historike ku do të pasqyrohet jeta dhe vepra e politikanit dhe patriotit Hasan Prishtina! Mësohet nga burimet tona se për shkak edhe të detyrës e afinitetit të tij ka patur takime dhe krijuar miqësi me shumë perosnalitete e figura botërore duke filluar nga presidenti Erdogan e deri te Papa Françesku. Eshtë dekoruar me medalje dhe dekorata për punën e tij përgjatë viteve.

Tv Opoja ka provuar të vendos kontakt dhe të marr një konfirmim nga z. Muhameti për emërimin më të ri por kontakti me të ka qenë i pamundur. Megjithëse vjen shpesh herë në vendlindje për pushime asnjëherë nuk prononcohet apo të merr pjesë në diskutimet publike lokale. Njihet si figurë e tërhequr në jetën private dhe nga kërkimi ynë nepër arkivat e mediave verejmë se prononcimi i tij më i fundit publik ka qenë në pranverën e vitit 2013!Një gjë e pazakonshme kjo, pasi nuk dihet nëse e pengon publiciteti apo është i vetpërmbajtur detyrimisht nga kufizimet që sjell pozita që mban.

Megjithate Tv Opoja ka në plan gjatë pushimeve të fund vitit, nëse do të jetë e mundur të realizojë një intervistë të gjatë televizive me z. Muhameti për të biseduar për shumë gjëra sa i përket historisë dhe trashëgimisë kulturore të Opojës,letërsisë,traditës dhe çdo gjë tjetër me interes nga e kaluara jonë e përbashkët.

Lajme të përafërta

Shumë mjek nga Opoja, fitojn specializimin këtë vit

TV OPOJA
October 23, 2020

E jashtëzakonshme, bashkëshorti në pozitën e Drejtorit e bashkëshortja asambleiste në Dragash

TV OPOJA
February 2, 2022

Njoftim për konkursin për mësimdhënës në fshatin Plavë

TV OPOJA
September 27, 2020
Exit mobile version