TV OPOJA
Aktuale

Arbana Xharra kërcënon myslimanët me spastrim fetar brenda 72 orësh

Këshilltarja e Kryetarit të Kuvendit, Arbana Xharra ka bërë një cicërimë në llogarinë e saj në Twitter

Ajo me anë të një pyetjeje shkruan se do t’i duheshin veç 72 orë që ta pastronte Kosovën nga radikalët fetarë.

Ky qëndrim i gazetares është mjaft problematik duke qenë se shteti ka disa vite që ka ndërmarrë programe të deradikalizimit të grave dhe burrave që shkuan në luftën civile në Siri e Irak për t’iu bashkuar grupeve ekstremiste.

Për më tepër, problemi qëndron specifikisht te “radikalizmi i dhunshëm” e të cilin nuk e përveçon zonja Xharra.

Madje për Xharrën nuk është problem radikalizmi, por çdo gjë që është islame.

Ajo edhe më herët ka shprehur mllefin e saj në raport me muslimanët, duke treguar se është një islamofobe.

E radikal për të është çdo person që frekuenton xhamitë dhe nuk mendon njëjëtë si ajo për islamin./Mesazhi/TvOpoja

Lajme të përafërta

Burim Piraj, prej sot punëtorët e mi do ta kenë pagën minimale 350 euro

TV OPOJA
March 4, 2020

Shukri Myrtezani nga Dragashi emërohet Drejtor në SHMLM ” Luciano Motroni” në Prizren

TV OPOJA
February 24, 2020

Kadri Veseli: Qeveritë e mashtrimit po bien njëra pas tjetrës

TV OPOJA
June 18, 2020
Exit mobile version