TV OPOJA
Aktuale

Apple mund të jetë duke punuar në një produkt të lirë

Ekspertët e teknologjisë kanë tronditur botën duke sugjeruar se Apple ka qenë duke menduar për lansimin e një produkti “të lirë”. Dizajnerët e Apple duket se kanë dhënë mund serioz për ndërtimin e një produkti televiziv me çmim të përballueshëm.
Aktualisht, kompania ofron Apple TV për 149 funta, ndërsa Amazon do t’ju shesë një Fire Stick për 25 funta ndërsa Google ofron Chromecast e tyre për vetëm 20 funta. Apple besohet se po investon miliarda në zhvillimin e një shërbimi videosh dhe bën programet e veta për këtë platformë, me një lansim që pritet në vitin e ardhshëm.
Kompania ka revolucionarizuar industrinë e muzikës me iTunes dhe iPod, kështu që ka kuptim që kompania mund të dëshirojë të posedoj disa nga hapësirat që janë zënë nga shërbimet e abonimit të filmave, si Netflix.

Apple janë të famshëm për produktet të cilat janë të integruara me programet dhe shërbimet e tyre. Për shembull, altoparlanti i zgjuar HomePod është projektuar për të punuar me Apple Music.
Ka kuptim që Apple të ofrojë një pajisje të lirë televizive për t’i bërë njerëzit të abonohen në një shërbim videosh – veçanërisht kur TV Apple është kaq i shtrenjtë. Në një epokë kur një MacBook themelor, jo shumë i fuqishëm, kushton një mijë dollarë, do të ishte gjithashtu një ndryshim i madh për një firmë të tillë të teknologjisë.

Lajme të përafërta

Flija një gatim tipik shqiptar me tradit shekullore

TV OPOJA
June 27, 2019

Kurti: Çdo ditë po angazhohemi që të plotësojmë zotimet tona para qytetarëve

TV OPOJA
November 24, 2021

Tatimi në tokë nis nga ky vit, gjoba për ata që nuk paguajnë

TV OPOJA
April 24, 2019
Exit mobile version