TV OPOJA
Kosova

Apeli shpall të pafajshëm Limajn për rastin ‘Bellanica’

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar gjykimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës që e shpalli Fatmir Limajn të pafajshëm në rastin e njohur si ‘Bellanica’, raporton KALLXO.com.

Gjykata Themelore në Gjakovës, në mars të këtij viti ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me vrasjet e dy civilëve Ramiz Hoxhës e Selman Binishi.

Hoxha e Binishi ishin vrarë më 2 tetor 1998 në Komunën e Malishevës gjatë kohës së luftës, pasi, sipas prokurorisë, ishin marrë nga persona të maskuar e të armatosur me uniforma të UÇK-së.

Lidhur me këtë rast, aktakuza ndaj Limajt për krime lufte ishte ngritur më 28 tetor 2016.

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të siguruar nga KALLXO.com u refuzua si e pabazë ankesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Gjakovës.

“Gjykata.. aktgjykimin e vlerësoi dhe gjeti se gjykata e shkallës së parë ka dhënë arsye të qarta dhe të plota rreth argumentit se i akuzuarin Fatmir Limaj nuk është kryes i veprës penale ‘krimi i luftës kundër popullsisë civile… krimet e luftës për shkelje të rënda…të përbashkët me Konventat e Gjenevës…”,thuhet në akgjykim. Aktakuza ndaj Limajt për krime lufte ishte ngritur më 28 tetor 2016.

Tekstin e plotë mund ta lexoni në Kallxo.com

Lajme të përafërta

Mevludin Krasniqi, MSh-së dhe IKSHPK-së: Reagoni në Opojë

TV OPOJA
April 29, 2020

Rritje e interesimit të grave për t’u bërë pjesë e FSK-së

TV OPOJA
December 2, 2018

Njoftim për bashkatdhetarët në diasporë që marrin rrugën drejt Kosovës

TV OPOJA
June 1, 2020
Exit mobile version