TV OPOJA
Aktualitet

Apel për qytetarë: Drejtohuni zyrës së Gjendjes Civile më të afërt, shmangeni situatën me borë! (Foto)

Për shkak të reshjvete pa pushim të borës, komuna e Dragashit bën apel për qytetarët që të mos frekuentojn në rrugë e në komunikacion. Komuna ka krijuar mundësi që edhe ata që janë në regjistrimin qëndror shërbimet ti marrin edhe nga qëndrat tjera ku ata i kan më afër.

Gjendja e rrugëve në shumicën e fshatrave është e mirë dhe e kalueshme, por është mirë që të mos ngarkohen rrugët, vetem se në raste serioze dhe urgjente.

Qytetar/e të Komunës së Dragashit

Për shkak të reshjeve të shumta të borës dhe vështirësive në komunikacion ,ju informojmë se, që ti shmangeni situatës me borë duke levizur nga një zyrë në tjetrën ,ju tani mund ti drejtohëni zyrës së Gjendjes Civile më të afërt në komunën tonë për marrjën e dokumenteve të Gjendjes Civile.

Ata që janë në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile e kanë këtë të drejtë ,neve kemi krijuar mundësi edhe për ata që nuk janë në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile,ku juve duhet ti ofroni zyrtarit te GJC të dhënat për verifikim në zyrën më të afërt të komunës së Dragashit ku ai pastaj zyrtarisht i dejtohët zyrës përkatëse ku janë Regjistrat Themeltar të lindjëve,martesave dhe vdekjëve.

Ju kujtojmë se zyrat e Gjendjes Civile gjenden në Dragash,Brodosanë,Llopushnik ,Krushevë dhe Brod.

Kjo vlen deri sa të përmirësohet moti .

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Fitoi me votat e diasporës në Dragash, flet kryetari i zgjedhur Behxhet Xheladini

TV OPOJA
November 17, 2021

Mevludin Krasniqi, MSh-së dhe IKSHPK-së: Reagoni në Opojë

TV OPOJA
April 29, 2020

Yll Valla, mikpritja e bujaria mbretërojnë edhe sot e kësaj dite në fshatrat Bresanë e Zaplluxhe.

TV OPOJA
January 18, 2020
Exit mobile version