TV OPOJA
Kosova

Anulimi i votave me postë në Dragash, KQZ: Palët mund të ankohen në Gjykatën Supreme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka anuluar votat me postë në garën e balotazhit për kryetar të Komunës së Dragashit. Mirëpo, palët mund të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për GazetaBlic se KQZ do të pres palët që t’i shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Në vendimin e PZAP-it, lidhur me rezultatin e votimit jashtë Kosovës që i takon raundit të dytë Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, ka këshillë juridike sipas të cilës lejohet ankesa në Gjykatën Supreme. Prandaj, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të presim që palët t’i shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ndryshe, PZAP ka aprovuar ankesën e kandidatit të PDK-së, për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, dhe ka anuluar të gjitha fletëvotimet e dorëzuara përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të kësaj komune.

Lajme të përafërta

Kurti arrin marrëveshje me LDK-në për qeverinë e re

TV OPOJA
October 10, 2019

Kjo është pasuria e kryeinspektorit të arrestuar sot në aksionin policor

TV OPOJA
January 6, 2022

Konfirmon Likaj: Mësimi në shkolla fillon me 14 shtator, ndahet në dy faza

TV OPOJA
September 11, 2020
Exit mobile version