TV OPOJA
Kosova

Anëtari i LDK-së në KQZ: Gjykata Supreme e korrigjoi vendimin e PZAP-së për Dragashin

Përfaqësuesi i LDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme, i cili ka urdhëruar rivotim në Dragash, për votuesit e regjistruar të mërgatës.

Ai ka theksuar për Gazeta Blic se vendimi i Gjykatës Supreme e ka korigjuar vendimin siç është shprehur ai “të ngutshëm të PZAP-së”.

“Personalisht mendoj që procesi i votimit përmes postës ka qenë në rregull, si i tillë në përputhje të plotë me ligjin dhe rregullat e KQZ-së. Njëjtë është zhvilluar ky proces edhe në raundin e parë,  por në raundin e dytë vërejtjet kanë filluar vetëm pasi është kuptuar rezultati i cili ishte thellë në favor të kandidatit të LDK-së”, tha ai.

Sipas Dushit, me vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme do t’u mundësohet qytetarëve të Komunës së Dragashit të cilët jetojnë në mërgim që edhe njëherë të shprehin vullnetin e tyre në një proces që do të organizohet nga KQZ-ja

“Sido që të jetë, edhe pse vendimi i PZAP-it ishte i ngutshëm dhe nuk kishte përfshirë verifikimet e zakonshme, Gjykata Supreme ka korrigjuar këtë vendim dhe besoj që me këtë do t’iu mundësohet qytetarëve të Komunës së Dragashit të cilët jetojnë në mërgim që edhe njëherë të shprehin vullnetin e tyre në një proces që do të organizohet nga KQZ-ja”, tha ai për Gazeta Blic.

Lajme të përafërta

Qeveria merr vendim: Mjekët dhe profesorët nga tani do ta deklarojnë pasurinë

TV OPOJA
December 10, 2021

Kryesia e LDK-së në Zvicërr

TV OPOJA
November 4, 2018

146 kandidatë i nënshtrohen testit kualifikues për prokurorë të Shtetit

TV OPOJA
November 18, 2018
Exit mobile version