TV OPOJA
Aktualitet

Ambulanta në fshatin Bresanë për më shumë se tre muaj nuk kryen analizat, të cilat janë kryer më parë!

Në një postim në facebook, Fatmir Halili nga NISMA Socialdemokrate ka treguar se për më shumë se tre muaj ambulanta në fshatin Bresanë nuk kryen analizat, të cilat më parë janë kryer në këtë ambulantë.
Për më tepër, Halili ka shkruar se edhe në ambulantën afër stacionit të autobusëve në Prizren, përkundër udhëzimit nga mjeku, nuk ka mundur të marr shërbime, sepse për këtë i duhet të bëjë termin paraprakisht.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të z.Halilit.

Ka më shumë se tre muaj që, në ambulantën në fshatin Bresanë nuk kryhen analizat, të cilat më parë kanë mund të kryhen.
Dragashin në largësi nga fshati e kam njëjtë me Prizrenin, prandaj mora udhëzim për t’i kryer në Prizren, në ambulantën afër stacionit. Pas një pritje jo të gjatë, kur më thërrasin emrin, thot nuk keni termin, dhe më përcakton termin pas katër ditësh.

Fatmirësisht, unë nuk jam i sëmurë dhe nuk e kamë urgjentë këtë, por mu deshën t’i kryej për disa arsye të tjera personale.
Paramendoni, dikush që është sëmurë dhe duhet t’i kryej analizat me rekomandim të mjekut, për të gjetur diagnozën dhe për t’i dhënë terapinë, çfarë do të bëjë një person i sëmurë në këtë rast, domosdo duhet të drejtohet tek laboratorët privat.

Përderisa nuk i merr as shërbimet elementare shëndetësore në një qendër më të afërtë, zhgënjimi është i natyrshëm!
Shoqëria jonë ka probleme serioze. Në këtë rast nuk ja hedh fajin asnjë pushteti, por nga ajo çfarë po shoh e po dëgjoj çdo ditë, faji është tek secili nga ne.

Lajme të përafërta

Njoftim për kandidatët e konkursit për mësimdhënës klasor

TV OPOJA
September 27, 2020

Nga sonte fillon falja e namazit të natës, për komunën e Dragashit organizohet në xhaminë “Mehmet Kuklibegu” në Bresanë.

TV OPOJA
April 11, 2023

Shkolla “Ulina” feston ditën e saj në kushte pandemie

TV OPOJA
June 6, 2020
Exit mobile version