TV OPOJA
Aktualitet

Ambasadori i Bullgarisë, Hristo Gudjev, viziton komunën e Dragashit

Ambasadori i Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, të enjten i ka bërë një vizitë kryetarit të komunës së Dragashit, Shaban Shabani, me të cilin kanë nënshkruar edhe një aneks marrëveshje bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë si vazhdim i projektit nga viti i kaluar për furnizim me paisje medicinale për Komunën e Dragashit.

Kryetari Shabani, falënderoi ambasadorin Gudjev për mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën e në veçanti Dragashin për investimet e bëra në fushën e shëndetësisë.
Në anën tjetër, ambasadori Hristo Gudjev, tha se qeveria e Bullgarisë në kuadër të mbështetjes së shteteve të Ballkanit Perëndimor, në fokus të saj ka edhe projekte të rëndësishme në disa fusha në Kosovë të cilat do të vazhdohen të implementohen edhe këtë vit edhe përkundër gjendjes së rënduar nga pandemia.

Lajme të përafërta

Erzen Krasniqi, zgjedhet koordinator i Lëvizjes VETËVENDOSJE Qendra në Sharr

TV OPOJA
January 15, 2022

Rijad Haliti, 22 vite me Rininë Demokratike

TV OPOJA
January 28, 2022

Kryetari i KBI-së Ajhan ef. Beqiri uron muajin e Ramazanit

TV OPOJA
April 23, 2020
Exit mobile version