TV OPOJA
Aktuale

Ambasadori amerikan Kosnett vizitoi Xhaminë “Mehmet Pasha-Bajraklia” në Prizren

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar sot xhaminë Mehmet Pasha- Bajraklia në Prizren.

Me këtë rast, ambasadori amerikan prit nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Besim Berisha me të cilin kanë zhvilluar një bisedë të ngrohtë dhe miqësore, duke shpalosur dhe vlerësuar tolerancën ndërfetare në Kosovë.

“Gjatë takimit në brendësinë e xhamisë, ambasadori Kosnett, e vlerësoi kontributin e Këshillit të BI-së Prizren, për shoqërinë, si dhe për zhvillimin e bashkëjetesës e të tolerancës ndërfetare e ndëretnike. Nga ana e tij, kryetari Berisha, e uroi për detyrën e re, ambasador në Prishtinë, si dhe i falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen e madhe ndaj Kosovës, e posaçërisht për ngjarjen e fundit, për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e KBI në Prizren.

Gjithashtu thuhet se ambasadori Kosnett, e vizitoi edhe muzeleumin e Mehmet Pashës.

Në fund, Kryetari Berisha dhe ambasadori Kosnett, shkëmbyen nga një dhuratë simbolike.

Duke iu referuar vizitës së tij, si dhe ndihmës së SHBA-ve për Kosovën, kryetari Berisha, në përshkrimin e fotografive ka shkruar “Faleminderit USA”.

Lajme të përafërta

Kompania ” Universal Comerc ” ka financuar projektin për ngritjen edhe të një sherife të minares në Fshatin Bellobrad

TV OPOJA
September 13, 2018

Certifikohen pjesëtarë të FSK-së në trajnimin për mbijetesë në kushte Verore

TV OPOJA
April 23, 2019

Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për ‘dështimet’ e politikës së jashtme

TV OPOJA
November 7, 2018
Exit mobile version