TV OPOJA
Aktuale

Aktakuzë për Vrasje të Rëndë në fshatin Studenqan të Suharekës ​

Prizren, 12 qershor 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.G., për veprat penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 paragrafi 1 nëparagrafi. 1.3, “Vrasje në tentativë” nga neni 178​ lidhur me nenin 28 si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, me datë 17.03.2019 në fshatin Studenqan – Komuna e Suharekës, i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake rreth çështjeve pronësore, me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes vëllaun I.G., në atë mënyrë që hyn tek dyert e oborrit të shtëpisë së K.G., me pistoletë-revole të markës HS -9 e cal. 9×19 mm shtënë një herë në drejtim të I.G., dhe pas të shtënës i ndjeri I.G., i plagosur ikë brenda në shtëpi, ku i akuzuari fillon ta ndjek atë nga pas.

Ndërkohë, e dëmtuara N.G., pas dëgjimit të një zhurme, e hap derën e shtëpisë dhe e sheh B.G., i cili shtënë në drejtim të saj dhe e plagos në regjionin e sipërm të abdomenit. I akuzuari vazhdon ndjekjen duke hyrë në dhomën ku ishte fshehur i ndjeri I.G., dhe​ shtënë në të katër herë në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar plagë nga arma zjarrit, e që vie deri te vdekja e të ndjerit I.G.

I akuzuari, gjendet në paraburgim nga data 17.03.2019, dhe prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Lajme të përafërta

U quajt “naftë”, Duda Balje thotë se ndihet keq që është deputete e Kosovës

TV OPOJA
February 9, 2022

Urdhëron ministri: Mos t’u shitet më duhan e alkool të miturve!

TV OPOJA
November 5, 2018

Tenderi 6 milionësh i KEK-ut, Sami Lushtaku e të tjerët përballë gjyqit

TV OPOJA
November 2, 2018
Exit mobile version