TV OPOJA
Kosova

Aktakuzë kundër shtatë zyrtarëve për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar ​

Prizren, 03 janar 2020 – ​ Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër S.P., N.K., V.I., B.N., B.K., A.Th., dhe N.A., në cilësinë e personave zyrtarë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës,​ i akuzuari S.P., në periudhën kohore 2012-2014, N.K., në periudhën kohore 2014 -2016 dhe V.I., në periudhën kohore 2016-2017 në Prizren, duke punuar si persona zyrtarë në cilësinë e drejtorëve të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor pranë Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat zyrtare, me qëllim​ të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër në rastin konkret pronarëve të objekteve të ndërtuara, e duke i shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret “Hekurudhat e Kosovës” – ‘’InfraKos’’ me seli në Fushë Kosovë. Të akuzuarit S.P., N.K., dhe V.I., kanë shkaktuar degradimin e pronës si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit, si dhe kanë bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale. Në këtë mënyrë, secili prej të akuzuarve veç e veç në vazhdimësi kryen veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2, nënpagrafi 2.2 të KPRK-së.

Ndërsa, i akuzuari B.N., gjatë vitit 2013 në Prizren, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e Drejtorit për Inspeksion pranë Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat ose nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër, si dhe duke i shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret “Hekurudhat e Kosovës” me seli në Fushë Kosovë, pasi që ka bërë tejkalimin e kompetencave. Po ashtu, i akuzuari ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit të cilën e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale. Me këto veprime B.N., ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.2 të KPRK-së.

I akuzuari B.K., gjatë vitit 2012 në Prizren, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e Inspektorit të ndërtimit pranë Drejtoratit për Inspeksion të Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat ose nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim​ të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër si dhe duke shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret ‘’Infrakos’’ me seli në Fushë Kosovë, në atë mënyrë që duke bërë tejkalimin e kompetencave, me ç’rast pronën, patundshmërinë si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale. Në këtë mënyrë ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

I akuzuari A.Th., gjatë vitit 2013 në Fushë Kosovë, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e Kryeshefit pranë “Infrakos”- Hekurudhat e Kosovës i zgjedhur në Janar të vitit 2012, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim​ të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër, shkakton dëm personit tjetër në rastin konkret “Infrakos” me seli në Fushë Kosovë, në atë mënyrë që nuk i përmbush detyrat zyrtare edhe pse ka qenë i caktuar për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e pronave të hekurudhës duke neglizhuar detyrat dhe obligimet e veta.Me këto mosveprime, pronën, patundshmërinë si dhe infrastrukturën e hekurudhës në pjesën e Komunës së Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale. Me çka ka në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.2 të KPRK-së.

I akuzuari N.A., gjatë vitit 2013 në Prizren, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e Menaxherit të patundshmërive dhe bashkëpunëtor profesional pranë “Infrakos”, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim​ të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër, duke shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret “Infrakos” me seli në Fushë Kosovë, në atë mënyrë që edhe pse ka qenë i caktuar për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e pronave të hekurudhës, duke neglizhuar detyrat dhe obligimet e veta. I akuzuari N.A. pronën, patundshmërinë si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit, e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëme materiale. Me këto veprime i akuzuari N.A., në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 dhe 2, nënparagrafi 2.2 të KPRK-së.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të akuzuarit​ S.P., N.K., V.I., B.N., B.K., A.Th., dhe N.A., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”​ sipas KPRK-së, pasi që kompanisë në fjalë i kanë shkaktuar dëm të përgjithshëm material në shumën prej 104,674.61 Euro.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.

Lajme të përafërta

Milaim Zeka: Thaçi, sa herë të dojë, të gjithë i rrëzon

TV OPOJA
June 28, 2019

Prizreni sot me gjashtë raste pozitive me Covid-19

TV OPOJA
May 25, 2020

Kryetari i Dragashit Shaban Shabani vizitoi Myftiun Tërnava

TV OPOJA
November 10, 2018
Exit mobile version