TV OPOJA
Aktuale

Aksidentet në Kosovë, 90 të vdekur janar-shtator

90 persona kanë humbur jetën nga 69 aksidentet fatale që kanë ndodhur në periudhën janar-shtator të këtij viti.
11 mijë e 776 aksidente kanë ndodhur gjithsej deri në fund të shtatorit, kurse policia ka shqiptuar 305 mijë e 863 tiketa.
Këto të dhëna u bënë publike në lansimin e projektit “Përqendrohu në ngasje”, në kuadër të së cilit Policia po bënë edhe shpërndarjen e broshurave për parandalimin e aksidenteve, përcjell KosovaPress.

Samedin Mehmeti nga Policia tha se gjendja e trafikut vazhdon të mos jetë e mirë, pavarësisht se këtë vit janë mbi 8 mijë gjoba më pak se vitin e kaluar.
“Kemi hasë në ekspertiza të ndryshme që thonë se KS ka numrin më të madh të aksidenteve në rajon, gjë që nuk është e vërtetë, pasi që Kroacia e ka numrin më të madh. Sipas disa analizave në vitin 2017, Kosova ka numrin 7.8 në 100 mijë banorë”, tha ai.
Ai bëri të ditur se gjatë vitit 2017 kanë vdekur 42 persona në vet aksidente -mosha mesatare e tyre ishte 20 – 30 vjeç.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Idriz Selimaj tha se Ministria është e përkushtuar që rrugët të mos jenë të përgjakura.
“MPB me nisma vetanake ka formuar një taskforcë që është në muajin e fundit të saj. Taskforca do të dalë në fund të muajit me një dokument”, theksoi ai.

Lajme të përafërta

Gati 2 mijë nxënës humbën vitin shkollor, mbi 9 mijë nuk e ndoqën mësimin

TV OPOJA
May 2, 2021

Promovohet “Libri i Luftës” para bashkatdhetarëve në Vjenë të Austrisë

TV OPOJA
May 2, 2019

Mbi 1 mijë të mitur të akuzuar në gjykatat e Kosovës

TV OPOJA
June 27, 2019
Exit mobile version