TV OPOJA
Aktualitet

Aksident trafiku në Dragash, një grua bëhet për spital

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Dragash, ku si pasojë një grua ka mbetur e lënduar.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Dragash, ku dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e kësaj një grua, e cila ishte pasagjere në njërën prej veturave, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

E lënduara është dërguar në spital për tretman mjekësor, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Lajme të përafërta

Synohet vendosja e standardeve parashkollore të cilësisë së lartë

TV OPOJA
July 8, 2021

Sërish ka reaguar Driton Ademi asambleist i PDK-së në Dragash ndaj prerjes së pishave në Bresanë

Redaksia
September 30, 2022

Ambasada e Bullgarisë mbështet Qendrat e Mjeksis Familjare në Dragash

TV OPOJA
December 19, 2019
Exit mobile version