TV OPOJA
Ekonomi

Admirali i NATO-s: Tarifa për mallrat e Serbisë rrezikon izolimin e Kosovës

Vendosja e taksës prej 100 për qind nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për produktet të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përveç që ka bllokuar këto dy vende ajo ka alarmuar edhe NATO-n.

Admirali James Foggo, komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, të mërkurën në ndërrimin e komandës së KFOR-it në Kosovë, pasi ka komentuar zhvillimet e fundit në komunat në veri të vendit ka folur edhe për taksën e Kosovës për prodhimet serbe.

“Tarifa e vendosur 100% nga Kosova për mallrat e Serbisë rrezikon që ta izoloj Kosovën”, ka thënë Admirali Foggo.
Ndryshe, më 21 nëntor qeveria e Kosovës kishte rritur taksën nga 10 në 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si shenjë ndëshkimi për fushatat dëmtuese të Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe barrierat për prodhimet “Made in Kosova.

Lajme të përafërta

Këto janë profesionet më të paguara aktualisht në Kosovë

TV OPOJA
October 5, 2020

Rreziqet për bankat në Eurozonë

TV OPOJA
October 30, 2018

Biznesmeni nga Dragashi kërkon ndryshim në afatin e pagimit të TVSH-së

TV OPOJA
March 13, 2020
Exit mobile version