TV OPOJA
Aktualitet

5 mijë euro për dezinfektimin e objekteve Institucionale në Dragash

Dezinfektimi i shkollave, institucionet shëndetësore,bibliotekat, zyrët e vendit, objekti i komunës dhe disa hapësira të tjera publike

Nder vendimet dhe veprimet e para që mori Komuna e Dragashit menjëher pas rasteve të para me Covid19 në Kosovë, ishte dezinfektimi i të gjitha institucioneve publike njofton televizioni Opoja.

Për këtë nga komuna e Dragashit është shpallur tender, në të cilin aplikuan tre operator ekonomik.

Nga këta tre operatorët ekonomik me vendim të Kuvendit Komunal është përzgjedhur operatori N.T.SH DDD Preventiva me numër të biznesit 810978083 i cili kishte konkuruar me çmimin më të ulët në treg.
Vendimi për dhenien e këtij tenderi ka hyrë në fuqi nga data 19 Mars 2020 ku dhe është përzgjedhur zyrtarisht Operatori Ekonomik.

Në këtë tender është parapa që të bëhen dezinfektimi i shkollave, institucionet shëndetësore,bibliotekat, zyrët e vendit, objekti i komunës dhe disa hapësira të tjera publike përcjellë televizioni Opoja.

Dhënia e kontratës thuhet të jetë e përkohshme në dokumentin të cilin e ka siguruar redaksia jonë dhe nuk përbën një marrëveshje kontraktuale.
Duam që të ju rikujtojmë se Kuvendi komunal i Dragashit më datë 27 Mars ka ndarë 120 mij euro për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
© Televizioni Opoja 05 Prill 2020 ©

Lajme të përafërta

Komuna e Dragashit përfitoi tre projekte me miratimin e buxhetit për vitin 2019

TV OPOJA
October 26, 2018

Njoftim:Debat me qytetare e Dragashit me datë 8 maj 2019

TV OPOJA
May 2, 2019

Ndërroi jetë kryetari i nëndegesë së LDK-së në fshatin Shajne.

TV OPOJA
May 1, 2019
Exit mobile version