Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.460 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 23 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar vetëm 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Ferizaj 1 rast (63 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.987.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Pejë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!