TV OPOJA
Histori

22 vite nga Masakra e Tusuzit në Prizren

22 vite nga Masakra e Tusuzit në Prizren, e cila paraqet ngjarjen më të rëndë gjatë luftës së fundit në qytetin e Prizrenit, në këtë operacion të forcave speciale serbe, u dogjën 245 shtëpi e u ekzekutuan 27 martir, prej të cilëve dhjetë ishin me përardhje nga treva e Opojës.

Dëshmitarë që mbijetuan masakrën, kanë thënë se në këtë operacion të përgjakshëm janë përfshirë forcat speciale të policisë, në koordinim me formacione të përziera paramilitare serbe.

Ata me brutalitet u futën shtëpi më shtëpi, dhe në këtë operacion plaçkitën, dogjën e shkrumbuan 245 shtëpi të lagjes. Njësitë kriminale serbe, i ndanin burrat nga gratë dhe fëmijët dhe pa mëshirë i ekzekutuan 27 martir të moshave të ndryshme. Ky operacion me përmasa gjenocidi ka vazhduar deri në orët e pasdites.

Nga 27 martirët, katër prej tyre ishin antar të një familje: Behar, Shefik, Sami dhe Rafet Abdylmegjiti me përardhje nga fshati Bresanë i Opojës, e bashkë me ta u ekzekutuan edhe Hyrmet Sylejmani (Bresanë), Hesat dhe Bejan Xhimshiti (Bresanë), Mirsad Osmani (Kuk), Bislim dhe Selvinaze Qengaj (Pllajnik).

“Amaneti ynë: Punoni, duani dhe ndihmoni njëri tjetrin, çmojeni këtë liri që ua solli gjaku ynë dhe i mijëra të tjerëve, nëse nuk doni që t´u përsëritet historia…Kosovë e larë me gjak ndër shekuj e mote, gjaku ynë hallall të qoftë,lamtumirë Prizren historik, gjaku ynë t´u bëftë dritë…”.

Ky mbishkrim qëndron në përmendoren e ngritur në Tusuz të Prizrenit, ku janë të skalitur emrat e 27 shqiptarëve të vrarë e të masakruar barbarisht, më 26 maj 1999, nga forcat kriminale serbe.

Shqetëson fakti se ende kriminelët nuk e kanë marrë dënimin e merituar nga drejtësia, për krimet e tyre ç’njerëzore. Gjatë muajve Mars-Maj 1999.

©TVOPOJA

 

Lajme të përafërta

Fetije Kelmendi – Gruaja e parë nga radhet e NDSH që luftoi në malet e Opojes më 1946

TV OPOJA
August 9, 2020

Nga Holanda i kushtojnë poezi Ymer Prizrenit (Poezi)

TV OPOJA
November 11, 2018

Opoja, trevë malore në komunën e Dragashit

TV OPOJA
October 5, 2020
Exit mobile version