TV OPOJA
Covid19 Dragash

18 raste pozitive dhe 412 të shëruar nga Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 18 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 107.354 raste nga 604.205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.593.

Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Istog, Klinë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

Lajme të përafërta

Vetëm 1 rast i ri me koronavirus në Kosovë, shërohen 87 pacientë të tjerë

TV OPOJA
May 5, 2020

PESËDHJETË E TRE RASTE ME COVID-19 DHE SHTATË TË SHËRUAR!

TV OPOJA
June 13, 2020

Në 24 orë 1 rast në Dragash dhe 765 të tjerë me Covid-19 në Kosovë

TV OPOJA
November 14, 2020
Exit mobile version