TV OPOJA
Aktuale

​Ndalohet shitja e produkteve që nuk i referohen Kosovës si shtet

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka marrë edhe një urdhëresë në vazhdën e zbatimit të politikave që fuqizojnë Republikën e Kosovës.

Pas raportimeve të qytetarëve dhe vërtetimit të gjendjes nga ana e Inspektoratit të Tregut që kanë hasur në disa mallra që importohen në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”, ministri Shala ka lëshuar urdhëresë që ndalon shitjen e këtyre produkteve nëpër pikat shitëse dhe hyrjen e tyre në Kosovë.Pas vërtetimit të kësaj gjendje, ministri Shala ka lëshuar një urdhëresë për Inspektoratin e Tregut ku ka kërkuar që të kërkojnë nga operatorët ekonomik që menjëherë t’i largojnë nga tregu produktet me etiketime të tilla, apo çdo emërtim tjetër në kundërshtim me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës.

Po ashtu ministri Shala ka kërkuar nga Dogana e Kosovës të mos lejohet hyrja e produkteve që përmbajnë etiketa me emërtime të tilla.

Lajme të përafërta

Emergjenca për tre ditë 579 pacientë

TV OPOJA
December 10, 2018

Besnik Krasniqi me prejardhje nga Opoja kandidat për deputet nga AAK-ja

TV OPOJA
January 16, 2021

Vogëlushi tre vjeçar nga Bresana e Opojës, një Shqiptar i vertetë!

TV OPOJA
April 5, 2019
Exit mobile version