23, February, 2018 / 15:56

TV Opoja nisi zyrtarisht transmetimet më 22 dhjetor të vitit 2014 dhe sot transmetohet në të gjitha platformat më prestigjoze mediale brenda Kosovës por edhe në diaspor, ku me një ekip tepër profesional, tashmë është bërë si një pjesë e rëndësishme në keto platforma.

Nga një televizion, në start(fillim) me paisje teknike tejet modeste, ngadalë dhe me investime tërësisht vetanake, për një kohë të shkurtër, televizioni arriti në një shkallë të përsosëshmërisë lakmuese duke pretenduar që të jetë konkurent edhe i televizioneve më të mëdha me status kombëtar.

TV Opoja synon të ketë një program cilësor, që t’i argëtojë shikuesit e saj. Një program artistik, kinematografik, kulturor e sportiv së bashku me shumë emisione nga më të ndryshmet. Një program që i dedikohet të gjitha shtresave të shoqërisë dhe të gjitha moshave.

Ekrani i TV Opoja kërkon t’u ofrojë shikuesve të tij muzikat dhe emisionet më të mira, ku me një program tejet argetues dhe nën moton “gjithmonë me ju, vetëm për ju” kërkon që shikuesit të gjejnë qetësi, çlodhje, kënaqësi dhe jo presion, zhurmë, alarm e stres.

Uebfaqja Opoja.tv e hapur enkas për televizionin tonë është funksionale që nga 22 dhjetori i vitit 2015, u themelua nga stafi i televizionit me rastin e një vjetorit të TV Opoja.

Kjo uebfaqe ju sjell lajmet më të fundit dhe më pikante nga rajoni e bota, vetëm fal bashkëpunimit me portalin Opoja.net e edhe shumë portale tjera.

Ne ju ofrojm mundësi perfekte për reklamimin e biznesit apo firmes tuaj, si në televizion e poashtu edhe në uebfaqe, për dizajnimin e reklames tuaj si me video ashtu edhe me foto kujdeset stafi ynë, duke sjell për ju një reklam me dizajn kreativ e domethënës, e në ketë mënyrë ju do fitoni interesim më të madhë për bizesin tuaj e poashtu më shumë shitje për produktet tuaja.


 

Na kontaktoni nëpermjet e-mail adreses tonë : info@opoja.tv apo edhe nga numri ynë i telefonit +386 49 648 760. Nese keni ndonjë pyetje, kritik apo sugjerim na shkruani nga Shërbimi ndaj klientit.